Abazoviq uron Milatoviqin: Misioni ka përfunduar, Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur

Evropë

Abazoviq uron Milatoviqin: Misioni ka përfunduar, Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:55
Dritan Abazoviq

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Jakov Milatoviqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Abazoviq tha se Milatoviq, është presidenti i parë evropian i Malit të Zi.

Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”, tha Abazoviq.

Sonte Jakov Milatoviq, arriti të triumfoj në zgjedhjet presidenciale kundër Milo Gjukanoviq, i cili e ka drejtuar Malin e Zi deri më sot.

Milatoviq siguroi mbi 60 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat