Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Evropë

Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:41
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të avokojë për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.

“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi në të ardhmen të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së”, tha Milatoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press (AP).

Milatoviq tha se arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviqit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij, raporton rtcg.

AP thekson se kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviqit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-republikën jugosllave në fillim të viteve 1990, duke shtuar se, gjatë dekadave në pushtet, ky 61-vjeçar u shndërrua nga një komunist pro-serb në një politikan pro-perëndimor.

AP gjithashtu thekson se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që kur Gjukanoviq e nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006 dhe më vonë e futi atë në NATO në vitin 2017.

Milatoviq tha se do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, si dhe me shtetet e tjera fqinje të Ballkanit.

“Unë besoj se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe mendoj se Mali i Zi me siguri mund të jetë i pari që do të hyjë”, tha Milatoviq.

Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Milatoviq kujtoi se “Mali i Zi fuqimisht, 100 për qind udhëheq politikën e jashtme të BE-së” dhe se “i tillë do të mbetet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat