Serbia, stërvitje ushtarake me SHBA - vjen reagimi i menjëhershëm nga Moska

Evropë

Serbia, stërvitje ushtarake me SHBA - vjen reagimi i menjëhershëm nga Moska

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:52
Aktivizimi i stërvitjeve ndërkombëtare ushtarake më 23 mars u përmend edhe nga këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka theksuar se Rusia do të monitorojë me kujdes stërvitjet ushtarake “Ujku i Platinit” që Serbia po zhvillon me SHBA-në dhe 10 vende të tjera.

Ndër të tjera ai ka thënë se vijon presioni ndaj Beogradit për të mbajtur një qëndrim anti-rus.

Mediat vendase shkruajnë se këtë vit Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillojnë stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit” me pjesëtarë të Ushtrisë SAD dhe partnerë perëndimorë, e cila do t’i japë fund moratoriumit për pjesëmarrjen në stërvitjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me të gjithë partnerët, të futur pas lufta në Ukrainë.

Aktivizimi i stërvitjeve ndërkombëtare ushtarake më 23 mars u përmend edhe nga këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schole, kur falënderoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Twitter për angazhimin e tij konstruktiv në Ohër, por edhe për “riangazhimin me SHBA në stërvitjet ushtarake mbrojtëse” me mbishkrimin “# PlatinumWolf”.

Ndërkohë nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka konfirmuar për mediat se në Serbi do të zhvillohet stërvitja ushtarake “Platinum Wolf 23”, si dhe se pjesëtarët e forcave tona të armatosura do të stërviten me ushtarët e NATO-s dhe aleatët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat