Po i vjen vdekja “rrotull”? Putin “kapërcen” në paranojë nga një atentat i mundshëm dhe bën veprimin e bujshëm me “shenjestër”

Evropë

Po i vjen vdekja “rrotull”? Putin “kapërcen” në paranojë nga një atentat i mundshëm dhe bën veprimin e bujshëm me “shenjestër”

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:56
Vladimir Putin

Një nga çështjet më të përfolura në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, është pa dyshim paranoja e tij dhe frika nga atentatet, frikë e cila e ka bërë liderin rus të mos udhëtojë me avionë, duke preferuar trenin si mjet transporti edhe për distanca të largëta.

Një detaj i ri është zbuluar që tregon pikërisht frikën e Putin nga tentativat për ta eliminuar fizikisht.

Një oficer i lartë rus ka bërë me dije se presidenti ka ndërtuar zyra paralele identike në pallatet e tij luksoze në Shën Petersburg, Soçi dhe Novo-Ogaryovo, në tentativë për të konfuzuar atentatorët e mundshëm.

Ai ka zbuluar se ngjashmëria e zyrave shkon në ekstrem deri në detajet më të vogla.

Gleb Karakulov, një oficer në shërbimin e fshehtë elitar të sigurisë personale të Presidentit Vladimir Putin, i cili iku në Kazakistan në tetorin e vitit të kaluar, tha se autokrati rus është gjithnjë e më shumë paranojak për sigurinë e tij, duke i udhëzuar shpesh zyrtarët të pretendojnë se ai po largohet nga qyteti kur kjo nuk është e vërtetë.

Në një intervistë, Karakulov tha se kur Putin ishte në Soçi, zyrtarët e sigurisë pretenduan qëllimisht se ai po largohej, duke sjellë një aeroplan dhe duke dërguar një autokolonë, për të mashtruar ekzekutorët e mundshëm.

Kjo konfirmoi raportet e mëparshme të gazetës ruse Proekt Media që tregonin se si zyra e Putinit në Soçi dhe rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo afër Moskës ishin identike.

Kremlini kishte publikuar foto të një takimi të tij duke pretenduar se ai ishte në Novo-Ogaryovo kur në fakt Putin ishte në Soçi. Puna e z. Karakulov e solli atë në hotele luksoze për samite, resorte plazhi në Kubë, jahte dhe në një tren special të blinduar të pajisur për presidentin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat