Protestuesit i vënë flakën restorantit të preferuar të Macron

Evropë

Protestuesit i vënë flakën restorantit të preferuar të Macron

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Protestuesit në Paris kanë sulmuar një nga restorantet e preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron. Policia duhej të krijonte një barrikadë rreth bistros së La Rotonde, të cilës iu vu zjarri.

E enjtja shënoi ditën e 11-të e trazirave që nga janari, lidhur me legjislacionin që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64. Këshilli Kushtetues do të vendosë për reformat më 14 prill dhe ka fuqinë për të goditur një pjesë ose të gjitha ato.

Trazirat kanë shkaktuar përçarje në të gjithë Francën dhe të enjten u zhvilluan përsëri demonstrata në të gjithë vendin. Drejtuesit e sindikatave shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe për të vazhduar vrullin përpara vendimit të këshillit.

Ne nuk jemi dorëzuar ende dhe nuk kemi ndërmend,” tha nëpunësi publik Davy Chretien, 50 vjeç, i cituar nga agjencia e lajmeve AFP në Marsejë.

Më parë, punonjësit në grevë të hekurudhave sulmuan ish-selinë e bankës Credit Lyonnais, e cila tani strehon kompaninë e investimeve BlackRock dhe firma të tjera.

Ministria e Brendshme e Francës vlerësoi se 570,000 njerëz morën pjesë në grevat e së enjtes, megjithëse sindikatat franceze pretenduan se numri ishte shumë më i lartë, në gati dy milionë.

Sindikatat kanë bërë thirrje për greva dhe protesta të reja në 13 prill – një ditë para vendimit për reformën. Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, ka pasur një element dhune që kur qeveria në mars vendosi të detyrojë legjislacionin përmes dhomës së ulët të parlamentit.

Macron e ka mbrojtur masën, duke thënë se reforma është një domosdoshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat