Skandali Qatargate, ja vendimi që pritet të merret ndaj ish-deputetit italian

Evropë

Skandali Qatargate, ja vendimi që pritet të merret ndaj ish-deputetit italian

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:26
Antonio Panzeri

Pasi kaloi katër muaj burg për përfshirjen e tij në skandalin Qatargate, Antonio Panzeri pritet të lirohet së shpejti. Panzeri mund të jetë jashtë burgjeve të St. Gilles në Belgjikë, duke festuar Pashkët me bashkëshorten në arrest shtëpie.

Lirimi i ish-deputetit italian 67-vjeçar është bazuar në kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë që ai nënshkroi në janar me drejtësinë belge.

Por në të njëjtën kohë, avokati belg i Eva Kailit, Sven Marie, është zemëruar me autoritetet belge, duke thënë zakonisht se të enjten e ardhshme, në seancën e ardhshme ai do të jetë i ashpër dhe provokues.

Gjithashtu edhe  Francesco Giorgi  ka dalë nga burgu por do të mbetet në arrest shtëpie, ndërsa eurodeputetët Kaili dhe Tarabella mbeten në paraburgim. Megjithatë, eurodeputetja greke në deklaratat e fundit këmbënguli në pafajësinë e saj .

“Jam e pafajshme, do ta vërtetoj. Nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe”, ka thënë së fundmi Eva Kaili nga burgu i Harenit, ku është vizituar nga eurodeputetja italiane, Deborah Bergamini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat