LIVE: “Raketa kalon me shpejtësi marramendëse”, ushtarët e Putinit i kaplon frika – ja si tentojnë t’i bllokojnë ushtarët e Zelenskyt

Evropë

LIVE: “Raketa kalon me shpejtësi marramendëse”, ushtarët e Putinit i kaplon frika – ja si tentojnë t’i bllokojnë ushtarët e Zelenskyt

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:09 Përditësuar në ora: 16:41 më 09.04.2023
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Nga frika se do ta pësojnë nga kundërofensiva ukrainase, rusët hedhin në erë urën në rajonin Chernihiv

Një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse Su-34 goditi me raketë urën në rajonin Chernihiv të Ukrainës, të cilën e hodhi në erë.

Sipas ukrainasve, rusët këtë e bënë nga frika se mund ta pësojnë nga kundërofensiva, dhe e hodhën në erë urën mbi lumin Sudost duke menduar se nuk do të depërtojnë tutje ushtarët e Zelenskyt

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur raketa bie me shpejtësi të madhe dhe e godet urën, duke shkaktuar një shpërthim tejet të fuqishëm.

Nga ky shpërthim nuk raportohet se ka pasur të vdekur apo lënduar, ndërsa rusët akoma nuk kanë informuar se përse goditën urën që zakonisht frekuentohet nga civilët – pra banorët e atjeshëm.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ushtria e Vladimir Putinit shkatërron apo bombardon infrastrukturën civile në Ukrainë.

Ata më herët në shumë raste kanë goditur edhe blloqet e ndërtesave kolektive, brenda të cilave kishte fëmijë e gra, ndërsa me raketa goditi edhe infrastrukturën energjetike.

Zelensky mesazh të fortë për Pashkët: Mund të kemi tradita të ndryshme, por një të përbashkët; mbrojtjen e tokës amtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha një mesazh paqeje me rastin e Pashkëve.

Ai shkroi në Twitter urimet e Pashkëve duke iu drejtuar atyre që; “janë në vijën e frontit, në qytetet dhe fshatrat tona. Të gjithë ata që festojnë Pashkët në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi, Australi. Bota që dëshiron të jetojë e lirë. Bota që vlerëson jetën, respektin dhe barazinë e çdo personi.”

Mes të tjerash ai shtoi se;

“Ne mund të kemi tradita të ndryshme, por një të përbashkët për të gjithë është mbrojtja e tokës amtare”.

Vizita e parë që nga nisja e luftës, Zelensky planifikon udhëtimin në Gjermani për të marrë çmimin e veçantë

Sipas një raporti, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mund të planifikojë vizitën e tij të parë në Gjermani që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Gazeta gjermane Bild raportoi se presidenti ukrainas planifikon të udhëtojë në qytetin e Aachen në perëndim të vendit muajin e ardhshëm për të marrë çmimin Charlemagne. Çmimi, i dhënë për kontributin në bashkimin evropian, do t’i jepet presidentit dhe popullit ukrainas për “heroizmin” e tyre.

Organizatorët e çmimit kanë vlerësuar më parë “guximin, lidershipin dhe ndjeshmërinë taktike” të Zelenskyy dhe thanë se populli i Ukrainës “meriton njohjen më të madhe për mënyrën se si po mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vetëvendosjen”.

Bild thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë një fjalim lavdërues në ceremoni dhe “është planifikuar që Zelenskyy të vijë personalisht në Aachen”.

Rusia nuk ndalon agresionin në Zaporizhzhia, trupat e Moskës shkatërrojnë depot me armë dhe karburant të ukrainasve

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se forcat e saj shkatërruan një depo që mbante 70,000 ton karburant pranë qytetit juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Ministria tha gjithashtu se trupat shkatërruan magazinat e ushtrisë që ruanin municione dhe armë të tjera në të dy rajonet e Zaporizhzhia dhe Donetsk.

Rajone të cilat janë pjesërisht të pushtuara nga Moska.

Kjo goditje pason një sulm me raketa ruse që vrau një burrë dhe vajzën e tij në qytetin e Zaporizhzhias në orët e para të mëngjesit sot.

Raporti i Britanisë së Madhe: Rusia kërkon të normalizojë situatën në zonat ukrainase të aneksuara

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha të dielën se paraqitja e raportit kryesor të Ministrit të Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë ishte një përpjekje për të normalizuar situatën në zonat e aneksuara ilegalisht të Ukrainës.

“Në realitet”, tha ministria në përditësimin e të dhënave të postuara në rrjetin Twitter, “një pjesë e madhe e zonës mbetet zonë aktive luftarake, objektiv sulmesh me qasje tejet të kufizuara për shërbimet bazë për popullsinë”.

Këshilli i Sigurimit i Rusisë u mblodh javën e kaluar për herë të parë që nga tetori i vitit 2022.

Fushata e Rusisë për të “dëmtuar rëndë” sistemin energjetik të Ukrainës këtë dimër ndoshta ka dështuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në një postim në rrjetin Twitter të shtunën.

31 fëmijë, “të rrëmbyer nga forcat ruse në rajonet Kherson dhe Kharkiv” janë kthyer në Ukrainë pas ndarjes nga prindërit e tyre për disa muaj.

Pas kthimit të 31 fëmijëve në Ukrainë, kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, theksoi në një telefonatë të shtunën me zonjën Amal Clooney, një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, rëndësinë e kthimit në Ukrainë të të gjithë fëmijëve të rrëmbyer.

Zoti Yermak dhe zonja Clooney, bashkëthemeluese e Fondacionit Clooney për Drejtësi, diskutuan mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ukrainas dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për krimet e kryera kundër tyre, thuhet në faqen zyrtare të presidentit të Ukrainës.

Avokatja Clooney, e specializuar për të drejtën penale ndërkombëtare dhe çështjet e të drejtave të njeriut, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke bërë thirrje për drejtësi, pasi provat e krimeve dhe mizorive, për të cilat akuzohet ushtria ruse, filluan të shfaqen disa javë pas fillimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas vlerësimeve të Kievit, rreth 19,500 fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse që nga fillimi i konfliktit. Moska pretendon se fëmijët u dërguan në Rusi për sigurinë e tyre.

Të shtunën, kreu i një grupi humanitar tha se 31 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë pas asaj që ai e përshkroi si një nga operacionet më të vështira të grupit për të kthyer fëmijët nga Rusia. Deri tani, organizata humanitare “Save Ukraine” thotë se ka ndërmarrë pesë misione për t’i kthyer fëmijët ukrainas pranë familjeve të tyre.

Mykola Kuleba, kreu i organizatës “Save Ukraine” dhe ish-komisioner i Ukrainës për të drejtat e fëmijëve, u tha gazetarëve se askush në Rusi nuk po përpiqej të gjente prindërit e fëmijëve.

Një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga Ukraina u rrëzua mbi qytetin Feodosia të Detit të Zi, në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, tha të shtunën kreu i administratës së Krimesë, i instaluar nga Moska.

“Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosia”, tha Sergei Aksyonov në rrjetin Telegram, pa dhënë detaje.

Qyteti Feodosia, në pjesën juglindore të Krimesë, është pothuajse 300 kilometra nga zona më e afërt e kontrolluar nga Ukraina. Kievi nuk komentoi të shtunën dhe nuk dihet publikisht se ka raketa me atë rreze veprimi. Raketat HIMARS kanë një rreze veprimi prej 80 kilometrash./ VOA

Kremlini konfirmon marrëdhëniet e mira me Bjellorusinë, bisedimet Putin-Lukashenko i japin shtysë bashkëpunimit mes vendeve

Bisedimet midis presidentëve Vladimir Putin të Rusisë dhe Alexander Lukashenko të Bjellorusisë do t’i japin një shtysë të re zhvillimit të bashkëpunimit midis autoriteteve të dy vendeve, tha të dielën sekretari i shtypit presidencial rus Dmitry Peskov.

“Bisedimet i dhanë një shtysë të gjithë burokratëve në kuptimin e mirë të fjalës që të finalizojë marrëveshjet politike të arritura nga presidentët në nivel ekspertësh,” tha ai.

Më 5 prill, të dy presidentët zhvilluan bisedime kokë më kokë në Kremlin dhe morën pjesë në një takim të Këshillit të Lartë të Shtetit të Rusisë dhe Bjellorusisë të nesërmen.

Peskov tha pas takimit se ai kishte trajtuar të gjithë spektrin e marrëdhënieve ruso-bjelloruse, duke përfshirë garancitë e sigurisë në mes të situatës së ndryshuar dhe kërcënimeve të reja.

Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Zaporizhja

Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, teksa ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje nuk po shfaq shenja se po dobësohet.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat.

Anatoliy Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar më 9 prill, Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.

Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe katër me raketa më 8 prill.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhëarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Në adresimin e tij në mbrëmjen e 8 prillit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se ka “lëvizje pozitive drejt NATO-s”, duke përmendur ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, por edhe sinjale të tjera të mbështetjes ndërkombëtare.

Zelensky iu referua Lituanisë që ka propozuar që Ukraina të ftohet që të bëhet anëtare e NATO-s gjatë samitit të aleancës ushtarake që mbahet në kryeqytetin lituanze në korrik.

Parlamenti i këtij shteti baltik vendosi gjatë kësaj jave që të kërkojë që Ukraina të ftohet t’i bashkohet aleancës gjatë samitit që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik.

Zelensky foli disa orë pasi kreu i organizatës për shpëtimin e ukrainasve tha se ka kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin dërguar gjatë luftës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhërarrestim më 17 mars ndaj Putinit dhe komisioneres ruse për të drejtat e njeriut, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha gjatë kësaj jave se ka qenë në kontakt me Lvova-Belovën.

Sipas AP-së, zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Jason Straziuso tha se organizata ishte në kontakt me Lvova Belovën “në linjë me mandatin për të rivendosur kontakte midis familjeve të ndara dhe për të lehtësuar bashkimin e tyre”.

Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore, reagon Ukraina dhe bën lëvizjen e menjëhershme

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se pas veprimeve të fundit të ndërmarra nga Rusia për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, Kievi ka marrë vendimin për të forcuar mbrojtjen në kufirin me Bjellorusinë.

“Zgjerimi i sistemit të barrierave inxhinierike në zonat në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë është në vazhdim. Po krijohen fusha të minuara kundërtank, në ato zona që janë të aksesueshme nga tanke.

Njësitë inxhinierike kanë përdorur më shumë se 6.000 mina antitank gjatë javës së kaluar. Ushtarët ukrainas po punonin pa pushim pavarësisht orës dhe kushteve të motit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo edhe: Ngritet alarmi/ Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore - Ukrainasit shpartallojnë tanket ruse

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin, u takua me homologun e tij bjellorus Alexandër Lukashenko, për bisedime në Moskë të mërkurën. Moska është mbështetësi më i afërt politik dhe financiar i Minskut.

Tjetër goditje tronditëse për Putinin, Irlanda ndjek shembullin e Finlandës e Suedisë, mund të anëtarësohet së shpejti në NATO

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, jo vetëm që solli edhe një herë luftë në Evropë, por bëri që Suedia dhe Finlanda të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim në NATO, një ndryshim drastik në politikat e neutralitetit nga disa vende evropian. Kur Suedia dhe Finlanda paraqitën kërkesat e tyre zyrtare për t'u bashkuar me NATO-n më 18 maj 2022, ishte një shenjë e qartë se pushtimi i Ukrainës po rishikonte kuadrin e sigurisë së Evropës.

“Kufijtë midis neutralitetit dhe joneutralitetit domosdoshmërisht bëhen të paqarta sapo vendet të anëtarësohen në BE”, shpjegon Max Bergmann, drejtor i programit të Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Edhe Zvicra historikisht neutrale i është bashkuar BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, një lëvizje që shënon "një thyerje historike" në politikën e jashtme të vendit. Gabimi në strategjinë e Putinit është i dukshëm. Në vend që të kundërshtojë ndikimin në rritje të NATO-s në perëndimin e Rusisë, ai e ka rritur padashur atë. Dhe goditja e fundit për Putinin vjen nga Irlanda.

Neutraliteti i Irlandës

Irlanda mund t'i japë fund traditës së saj për të qenë një vend ushtarakisht neutral. Lajmi bëri jehonë në momentin e hyrjes zyrtare të Finlandës në NATO dhe mund të jetë një tjetër pasojë e madhe e luftës në Ukrainë. Qeveria në Dublin ka njoftuar se së shpejti do të diskutohet në një forum të ri. Plani u konfirmua nga Micheal Martin, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Irlandës, duke deklaruar se një diskutim do të zhvillohej këtë verë në Forumin Konsultativ mbi Politikën e Sigurisë Ndërkombëtare. Qëllimi duket se është të identifikohen më mirë kërcënimet me të cilat përballet Irlanda dhe lidhjet midis politikës së jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes. Forumi do të jetë i hapur për publikun dhe sipas organizatorëve shërben që qeveria të konsultohet me publikun. 

Menjëherë pasi u shpall republikë e pavarur në 1937, Irlanda miratoi një politikë neutraliteti kur filloi Lufta e Dytë Botërore si një mjet për të kundërshtuar kërcënimin e mundshëm nga Gjermania dhe për t'i rezistuar fuqisë historike perandorake të Mbretërisë së Bashkuar. Duke qëndruar neutrale, pavarësisht lutjeve të Britanisë dhe SHBA-së për t'iu bashkuar përpjekjeve të luftës, Irlanda pohoi pavarësinë e saj. Irlanda u ftua të anëtarësohej në NATO në 1949, por nuk pranoi, duke deklaruar se nuk dëshironte të bashkohej me një aleancë që përfshinte Mbretërinë e Bashkuar.

Ndikimi i Rusisë

Neutraliteti i vendit është i mbështetur edhe nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe ka qenë politikë zyrtare për pjesën më të madhe të historisë irlandeze. Megjithatë, kritikët theksojnë problemin e niveleve shumë të ulëta të shpenzimeve të mbrojtjes, që e ka lënë Irlandën në mëshirën e aleatëve. Duke njoftuar planet, Martin tha se mjedisi i sigurisë ndërkombëtare kishte ndryshuar ndjeshëm vitin  e kaluar me pushtimin rus të Ukrainës.

"Ne dëshmuam shpërfilljen e ashpër dhe brutale të Rusisë për ligjin ndërkombëtar, me luftën në Ukrainë. Fakti që Irlanda respekton rregullat dhe tradicionalisht është ushtarakisht neutral nuk do të thotë se ne nuk duhet t'i përgjigjemi realitetit të ri", tha Martin.

Mbështetja politike e Irlandës për Ukrainën shënon një largim domethënës nga qëndrimi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Populli irlandez e sheh pushtimin rus të Ukrainës si "një akt agresioni", një përpjekje për të "pushtuar një shtet fqinj" dhe ka "simpati politike dhe morale për Ukrainën". Irlanda ka kontribuar gjithashtu me 55 milionë euro në ndihmë ushtarake për Ukrainën në formën e "ndihmës ushtarake jo-vdekjeprurëse" të tilla si forca të blinduara dhe furnizime mjekësore për ushtrinë. Irlanda ka pranuar më shumë se 62,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës, një shifër befasuese duke pasur parasysh se Irlanda ka një popullsi rreth 5 milionë banorë. Qeveria irlandeze njoftoi gjithashtu më 18 korrik 2022 rritjen më të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes të parë në historinë e vendit, duke u rritur nga 1.1 miliardë euro në 1.5 miliardë euro deri në vitin 2028.

Pentagoni në alarm: Publikohen planet “Top Sekrete” ushtarake të NATO e SHBA në Ukrainë, dalin zbuluar hartat

Një rrjedhje informacionesh sekrete po shqetëson gjumin e shumë zyrtarëve të Pentagonit . Siç theksohet në New York Times, disa plane luftarake nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO që synojnë të ndihmojnë përpjekjet luftarake të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, janë shfaqur në disa rrjete sociale ditët e fundit. Këto janë dokumente të klasifikuara si sekrete, por të lexuara nga dhjetëra përdorues si në Telegram ashtu edhe në Twitter. Diçka ka shkuar keq me mbrojtjen e të dhënave tuaja. Planet e publikuara, theksoi Uashingtoni, ishin të ndryshme nga ato origjinale.

Dhe, bazuar në ndryshimet e bëra, do të ishte e mundur të shihej një dorë ruse në shpërndarjen e dokumenteve sekrete. Megjithatë, mohimet vijnë nga Moska: sipas një faqeje ruse, në fakt dokumentet e publikuara në rrjetet sociale janë false. Lajmi nisi të qarkullonte në qarqet ushtarake pak ditë më parë. Më pas në New York Times disa zyrtarë të Pentagonit pranuan praninë në rrjetin e planeve të konsideruara sekrete. Jo vetëm kaq, por dokumentet e vjedhura kanë një vlerë shumë të rëndësishme. Brenda tyre, ka harta , armë të destinuara për në Ukrainë , plane për të mbështetur një kundër-ofensivë të mundshme në Kiev. Si dhe shifrat që kanë të bëjnë me numrin e humbjeve të Ukrainës dhe Rusisë. Nuk mungojnë raportet, buletinet, strategjitë për t'u zbatuar në terren.

Çfarë po ndodh në prapaskenë?

Kush i ka lexuar këto të dhëna, ka pasur mundësinë të marrë një pasqyrë të detajuar të situatës aktuale . Por, edhe më serioze, edhe e asaj që po bëhet. Shqetësimi i Pentagonit është i lidhur pikërisht me shpërndarjen masive të planeve operacionale në funksion të sulmeve të ardhshme ukrainase. Rreziku, i konsideruar shumë serioz në Uashington, është se në Rusi ata mund të kenë tani ide shumë të qarta mbi strategjitë e studiuara nga SHBA dhe NATO së bashku me ukrainasit.

"Përhapja e dokumenteve konfirmuan zyrtarët e mbrojtjes amerikane për NYT është shumë serioze dhe rrezikon të përfaqësojë dëme serioze për inteligjencën e Uashingtonit".

Në të vërtetë, konkretisht, një dëm i dyfishtë. Sepse përveç publikimit të dëmeve sekrete, në vetvete një akt i rrezikshëm, duhet të merret parasysh edhe dëmtimi i imazhit. Dikush në Pentagon zbuloi informacione konfidenciale ose, dhe kjo është hipoteza më e akredituar, për ditë të tëra disa hakerë mundën të hynin në serverët e Mbrojtjes së SHBA-së pa u ndalur.

Dyshimet për Moskën

Sipas zyrtarëve të intervistuar nga New York Times, kjo do të ishte një strategji dezinformimi ruse. Teza mbështetet nga dy aspekte kryesore. Së pari, është padyshim në interesin e Moskës të marrë në dorë të dhënat e klasifikuara të NATO-s, SHBA-së dhe Ukrainës. Së dyti, ka disa detaje në dukje të vogla që në fakt duken si pista që të çojnë drejt e në Moskë. Madje, dokumentet e publikuara në rrjetet sociale ndryshojnë në disa pjesë nga ato origjinale. Në veçanti, numri i viktimave ukrainase në fushat kryesore të betejës në Donbass do të mbivlerësohej. 

Ndërsa, përkundrazi, ajo e viktimave ruse do të nënvlerësohej. Prandaj, dyshimi është se shpërndarja e të dhënave është orkestruar gjithashtu për t'i dhënë jetë propagandës ruse . Por tani Pentagoni po pyet se si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo. Në këtë kuptim, hetimet e brendshme janë të mundshme, që synojnë shmangien e përsëritjes së sulmeve të hakerëve në dokumente shumë të ndjeshme.

Faqja ruse: Ato dokumente janë false

Në Rusi, megjithatë, ata mendojnë ndryshe. Në kanalin e saj Telegram, faqja ruse Readovka foli për dokumente false dhe, rrjedhimisht, për një strategji që synon "të shpërqendrojë forcat e armatosura të federatës ruse".

"Ato dokumente tepër sekrete të SHBA-së dhe NATO-s për Ukrainën ndoshta nuk janë asgjë më shumë se fallco, e krijuar për të qetësuar dhe shpërqendruar forcat e armatosura të Federatës Ruse përpara se të fillojnë operacionet sulmuese të forcave të armatosura ukrainase”, tha Readovka. Në mbështetje të tezës së tyre, redaktorët e faqes argumentojnë se shumë raporte që shfaqen në dokumentet në fjalë do të ishin joreale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat