Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore, reagon Ukraina dhe bën lëvizjen e menjëhershme

Evropë

Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore, reagon Ukraina dhe bën lëvizjen e menjëhershme

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:19
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se pas veprimeve të fundit të ndërmarra nga Rusia për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, Kievi ka marrë vendimin për të forcuar mbrojtjen në kufirin me Bjellorusinë.

Zgjerimi i sistemit të barrierave inxhinierike në zonat në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë është në vazhdim. Po krijohen fusha të minuara kundërtank, në ato zona që janë të aksesueshme nga tanke.

Njësitë inxhinierike kanë përdorur më shumë se 6.000 mina antitank gjatë javës së kaluar. Ushtarët ukrainas po punonin pa pushim pavarësisht orës dhe kushteve të motit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin, u takua me homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko, për bisedime në Moskë të mërkurën. Moska është mbështetësi më i afërt politik dhe financiar i Minskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat