E rëndë/ Plagosje me thikë jashtë universitetit

Evropë

E rëndë/ Plagosje me thikë jashtë universitetit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një burrë është sulmuar së fundmi me thikë jashtë portave të Universitetit Aristotele të Selanikut. 

Sipas informacioneve të thestival.gr, pak pas orës 16:00, një burrë ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur në qafë një 35-vjeçar jashtë ambienteve të universitetit. Autori ka arritur të plagosë lehtë viktimën, i cili është dërguar në spitalin AHEPA.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se më parë nuk ka pasur ndonjë incident apo sherr mes autorit dhe viktimës.

Viktima në deklaratën e tij në polici ka shpjeguar se autori ishte në panik, por pa e ditur arsyen.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e grupit “Z”, të cilët po kryejnë hetimet në zonë për identifikimin e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat