Kundërshtari politik i Putinit në gjendje të rëndë shëndetësore

Evropë

Kundërshtari politik i Putinit në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:47
Alexei Navalny

Alexei Navalny është në një situatë “kritike” pas helmimit të mundshëm, tha një bashkëpunëtor i tij i ngushtë. Lideri i opozitës ruse raportohet se kishte dhimbje të forta barku ndërsa një autoambulancë u dërgua në burg.

Navalny, politikani më i shquar i opozitës ruse, ka pasur dhimbje të forta stomaku në burg, të cilat mund të jenë rezultat i një helmi me veprim të ngadaltë.

Ruslan Shaveddinov deklaroi javën e kaluar se një ambulancë u thirr në burgun e sigurisë maksimale IK-6 në Melekhov, rreth 250 km në lindje të Moskës, ku ai është i burgosur.

“Situata e tij është kritike, të gjithë jemi shumë të shqetësuar”, tha Shaveddinov Guardian në një intervistë telefonike, raporton theguardian.

Shaveddinov shtoi se situata duhet të ketë qenë shumë e keqe nëse thirrej ndihma dhe autoritetet e burgut refuzuan ta shtronin në spital Navalnyn.

Nuk ka pasur asnjë përditësim për shëndetin e Navalny që nga arritja e ambulancës, tha Shaveddinov, sepse autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka që munden për ta izoluar atë. Navalny komunikon me botën e jashtme përmes avokatëve të tij.

Opozitari 46-vjeçar po vuan gjithsej 11 vjet e gjysmë burg për akuzat e mashtrimit dhe përbuzjes së gjykatës, të cilat grupet e të drejtave thonë se ishin të sajuara për t’i mbyllur gojën.

Navalny u helmua me Novichok, agjent nervor i prodhuar nga sovjetikët, në një udhëtim në Siberi në vitin 2020. Ai po trajtohej në Berlin dhe akuzoi presidentin rus, Vladimir Putinin se qëndronte pas sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat