Gjermani, grevë në aeroporte, preken mijëra pasagjerë

Evropë

Gjermani, grevë në aeroporte, preken mijëra pasagjerë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Tre aeroportet kryesore në Gjermani kanë pezulluar afro 700 fluturime, pasi sindikata Verdi që po kërkon rritje të pagave për punonjësit në aeroporte njoftoi dy ditë grevë. Të premten greva veç aeroporteve do të prekë edhe sektorin e hekurudhave

Rreth 700 fluturime do të anulohen në Gjermani, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve, Verdi, njoftoi Shoqata e aeroporteve. Grevat do të zhvillohen në tre prej tyre.

“Situata në terminale është e njëjtë me grevat e mëparshme të Verdit të zhvilluara këtë vit: terminalet e nisjes janë bosh” tha në një deklaratë një zëdhënës i aeroportit të Hamburgut.

Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave, që pritet të shkaktojnë probleme akoma më të mëdha.

Shoqata e aeroporteve akuzoi sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin të drejtën e grevave. Sipas kësaj shoqate, në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 900.000 pasagjerë janë detyruar që të ndryshojnë fluturimet apo janë përballur me anulim fluturimesh për shkak të grevave.

Sindikata Verdi është duke zhvilluar negociata me Shoqatën e Aviacionit dhe të Kompanive të Sigurimit lidhur me bonuset e punëtorëve dhe po ashtu po kërkon që të arrihet një kontratë e re kolektive, që do të përfshinte pagesën për punën jashtë orarit për stafin e sektorit të sigurisë dhe të shërbimeve në aeroportet komerciale.

Inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe të Evropës ka shkaktuar një valë grevash muajt e fundit, pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e kostove të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat