Ngjarje tronditëse/ 18-vjeçari i vë flakën vetes përballë ambasadës amerikane

Evropë

Ngjarje tronditëse/ 18-vjeçari i vë flakën vetes përballë ambasadës amerikane

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:58
Kopenhagë

Një burrë raportohet se i vendosi flakën vetes përpara ambasadës amerikane në Kopenhagë këtë të premte.

Policia daneze njofton se, personi në fjalë ishte një 18-vjeçar danez, i cili mundi të shpëtohej nga ekipet e policisë dhe zjarrfikëses.

Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Në muajt e fundit, protesta janë zhvilluar në Danimarkë dhe vende të tjera skandinave në të cilat është djegur Kurani.

Muajin e kaluar, Turqia thirri ambasadorin danez në Ankara për të dënuar sulmet ndaj Kuranit dhe flamurit turk.

Në janar, një ekstremist i djathtë shkaktoi zemërim kur dogji një kopje të Kuranit jashtë një xhamie në Danimarkë, duke transmetuar marifetin e tij drejtpërdrejt në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat