Gjenden mbetjet e një rakete në Poloni, dyshohet se është e Rusisë

Evropë

Gjenden mbetjet e një rakete në Poloni, dyshohet se është e Rusisë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:29
Mbetjet e një rakete në Poloni

Mbetjet e një rakete janë gjetur në një pyll rreth dhjetë kilometra larg qytetit polak të Bydgoszcz.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri polak i drejtësisë Zbignieë Ziobro në një postim në Twitter.

“Divizioni Ushtarak i Prokurorisë së Qarkut Gdansk, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Kombëtare, ka nisur një hetim për rastin,” shkruan ai, “përveç prokurorëve, ekspertëve ushtarakë, policisë, xhandarmërisë dhe përfaqësuesve të shërbimit sekret polak.

Mbetjet e raketës tokë-ajër të gjetur në një pyll pranë qytetit polak të Zamosc, rreth 15 km nga Bydgoszcz, kanë shkronja ruse. Sipas informacioneve, raketa nuk përmban koka luftarake.

Kjo është arsyeja pse mendohet se është një pjesë që ka rënë nga një raketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat