“Vuçiq shtrohet në spital”/ Nuk përmbahet opozita serbe, shpërthen ndaj presidentit: Vdektë sa më shpejt o Zot!

Evropë

“Vuçiq shtrohet në spital”/ Nuk përmbahet opozita serbe, shpërthen ndaj presidentit: Vdektë sa më shpejt o Zot!

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e së premtes. Kështu shkruan portali serb B92 duke cituar një burim anonim.

Nuk jepen detaje për gjendjen e presidentit serb. Nuk specifikohen as arsyet e shtrimit të tij të mundshëm në spital.

Siç raportojnë mediat, simpatizantët e opozitës kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale në të cilat deklarojnë se presidenti Vuçiç ka përfunduar urgjentisht në spital dhe shtojnë se kjo është hera e dytë që ndodh brenda njëzet ditësh.

Opozitarët madje shkruajnë se falenderojnë zotin dhe urojnë një vdekje të shpejtë të Vuçiqit.

Siç shkruan edhe media serbe B92, djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq i ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat