Mediat serbe raportuan se ishte shtruar në spital, reagon Vuçiq dhe zbulon si qëndron e vërteta

Evropë

Mediat serbe raportuan se ishte shtruar në spital, reagon Vuçiq dhe zbulon si qëndron e vërteta

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:58
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se ai ishte shtruar me urgjencë në spital.

Për Sputnik, Vuçiq u shpreh se lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

Vuçiq tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se sot po shkon në një turne të planifikuar në rrethin e Zajeçarit.

“Jam mirë, sot në ora 12:00 do të zhvilloj një turne nëpër Serbi”, theksoi presidenti serb.

Të enjten disa media në Serbi kanë publikuar informacionin se presidenti Vuçiq ndodhet në spital dhe këto deklarata kanë dalë fillimisht në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat