Shkoi në Sardenjë të Italisë për vizitë zyrtare, kryetari i qytetit polak bie nga dritarja e katit të katër të hotelit – humb jetën

Evropë

Shkoi në Sardenjë të Italisë për vizitë zyrtare, kryetari i qytetit polak bie nga dritarja e katit të katër të hotelit – humb jetën

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Kryetari i bashkisë së qytetit polak Javoze, Radoslav Grzegorz Ostakiewicz, vdiq pasi u rrëzua nga dritarja e katit të katërt të një hoteli në Sardenjë, Itali, raportoi të martën agjencia polake e lajmeve (PAP).

Ostakiewicz ishte në vizite në qytetin e Sardenjës të Cagliarit me një delegacion polak, kur ra nga dritarja e një dhome në hotelin “Due Colonne”.

Një zëdhënës i policisë së Cagliarit, tha se Ostakiewicz ishte ulur në një dritare dhe humbi ekuilibrin.

“Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje dhe nuk ka pasur dhunë”, shtoi zëdhënësi i policisë.

Një deklaratë për shtyp nga komuna e Javozes e përshkruan vdekjen e tij si “tragjike dhe fatkeqe”.

“Mendimet tona janë me të dashurit. Kryetari, familja, të njohurit, miqtë, banorët e bashkisë. Respektoni kujtimin e tij”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat