Policia serbe arreston babanë e vrasësit masiv nga Mladenovci, iu gjet arsenal armësh – publikohen pamjet

Evropë

Policia serbe arreston babanë e vrasësit masiv nga Mladenovci, iu gjet arsenal armësh – publikohen pamjet

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

R.B. (55), babai i vrasësit masiv U.B. (21) nga Mladenovci i Serbisë, është arrestuar nën akuzat se ka kryer vepër penale, prodhimi i kundërligjshëm, mbajtja e armëve dhe materieve shpërthyese.

Policia gjatë bastisjes së apartamentit dhe hapësirave tjera që i dyshuari i përdor në periferi të Mladenovcit, ka gjetur dhe sekuestruar dy leje ushtarake për pushkën karabinë me dylbi dhe revolver, revole me dy karikatorë, dy dylbi për pushkë gjuetie, disa qindra copë municion të kalibrit të ndryshëm si dhe mjete shpërthyese artizanale.

Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, ku më pas pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.

Kujtojmë që U.B në ditën e kobshme, më saktësisht të enjten mbrëma shkoi nga shtëpia e tij që gjendet në fshat për të kryer masakrën, pasi në këtë fshat flitej për familjen e tij – e kur nuk hasi në asnjë njeri në fshat me të kthyer ka qëlluar adoleshentët që festonin, ku si pasojë pesë prej tyre humbën jetën në vendin e ngjarjes e shtatë tjerë u plagosën rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat