Shpërthim në Spanjë, humbin jetën dy persona

Evropë

Shpërthim në Spanjë, humbin jetën dy persona

Më: 16 maj 2023 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Dy persona u vranë në një shpërthim në qytetin verior të Spanjës, Orio, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke cituar departamentin rajonal të sigurisë.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugë publike dhe si pasojë e tij dyshohet se mund të bëhet fjalë për dhunë gjinore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Arrantzale de Orio, jashtë një parku për fëmijë. Fqinjët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë gjetur trupat e dy viktimave me lëndime në kokë pranë një stoli të vendosur jashtë parkut.

Trupi i gruas u gjet në stol, ndërsa i burrit ishte shtrirë në tokë. Nga hetimet e para bëhet me dije se një paketë e mbajtur nga njëri prej të ndjerit mund të ketë shpërthyer, kanë bërë të ditur burimet policore. Specialistët e hetimit nga Ertzaintza kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili është i rrethuar, duke kërkuar pista që do t’i ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

“Ne erdhëm në këtë tubim të pikëlluar përballë një ngjarjeje tragjike që ndodhi pasditen e sotme në Orio me dy persona të vrarë si pasojë e dhunës seksiste”, tha Lehendakari, i cili shprehu “solidaritetin me familjet dhe të afërmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat