13 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Evropë

13 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:03
Itali

Lugo është një nga qytezat e shumta të Italisë që u zgjua me nivelin e ujit deri në fyt.

Në këtë dhe rajone të tjera të vendit, në 36 orë ka rënë shi sa për 6 muaj. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur çdo gjë që u ka dalë përpara.

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe mbi 20 mijë të tjerë janë evakuuar. Ndërkohë, dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa elektricitet dhe shërbimet e emergjencës janë të mbingarkuara.

Dëmet materiale arrijnë në miliona euro. Edhe pse është ende herët për të përcaktuar kuotën e saktë, presidenti i Emilia Romanjës vlerëson se në këtë rajon dëmet do të shkojnë në disa miliardë euro.

Por fenomeni nuk është kufizuar vetëm në veri apo në pjesën qendrore të vendit. Edhe në Napoli ka pasur përmbytje.

Çmimi i Madh i Formula 1 që duhet të mbahej këtë fundjavë në Imola është anuluar dhe mijëra ferma në këtë rajon agrikulturor kanë regjistruar një dëmtim të produkteve, në disa raste edhe duke i humbur ato plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat