Ndalohet për 72 orë drejtori i policisë në Podgoricë

Evropë

Ndalohet për 72 orë drejtori i policisë në Podgoricë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:38
Darko Knezheviq

Darko Knezheviq, drejtuesi i Stacionit të Policisë në Podgoricë është arrestuar dhe ndaluar për 72 orë nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO).

Kështu ka bërë të ditur prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit në Podgoricë, Vukas Radonjiq.

“Departamenti Special i Policisë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, policëve DK dhe D.Z. ua ka hequr lirinë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Pas marrjes në pyetje, në prani të mbrojtësve, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 72 orë nga momenti i privimit të lirisë”, tha Radonjiq, shkruan Vijesti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat