Nuk i bindet urdhërit, 40-vjeçari bën veprimin e papritur ndaj policisë në Vatikan

Evropë

Nuk i bindet urdhërit, 40-vjeçari bën veprimin e papritur ndaj policisë në Vatikan

Më: 19 maj 2023 Në ora: 08:39
Vatikan

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vatikan, kur një burrë rreth 40 vjeç çau rrethimin e policisë në portën e Sant’Anna me një makinë që udhëtonte me shpejtësi të madhe, duke mos iu përgjigjur urdhrit të Gardës Zvicerane.

Për ta ndaluar, xhandarmëria u detyrua të qëllonte gomat e makinës. Megjithatë, burri arriti të hynte deri në oborrin e San Damaso ku u arrestua përfundimisht.

Burri iu nënshtrua menjëherë vizitës nga mjekët e Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës të Vatikanit, të cilët konstatuan një gjendje të rëndë psikofizike.

Aktualisht, njofton zyra e shtypit në Selinë e Shenjtë, personi ndodhet në qelinë e burgut në ambientet e reja të kazermës së Xhandarmërisë, në dispozicion të organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat