Serbia nuk dorëzohet as para BE, mohon kategorikisht “tradhtinë” ndaj Putinit

Evropë

Serbia nuk dorëzohet as para BE, mohon kategorikisht “tradhtinë” ndaj Putinit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 09:11
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Pas presionit të fortë perëndimor, në Serbi kudo qarkullon ideja se qeveria është “bindur”, duke vendosur më në fund sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës së paligjshme në Ukrainë. Por, nuk është ashtu siç duket.

“Nuk ka sanksione, përkatësisht ndalim të eksporteve në Federatën Ruse”, ka thënë për agjencinë Tanjug, drejtor i Drejtorisë doganore Branko Radujko, duke mohuar pretendimet e Lëvizjes për Rimëkëmb

jen e Mbretërisë së Serbisë se Ministria e Financave, përmes Drejtorisë doganore, ka filluar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Më herët, u njoftua se nga 18 maji, importi dhe eksporti nga ai vend, që vlen edhe për produktet bujqësore, është ndaluar. “Fermerët që eksportojnë produktet e tyre në tregun rus nuk kanë absolutisht asnjë arsye për t'u shqetësuar. Serbia është një vend i lirë që ka zhvilluar marrëdhënie tregtare të jashtme me të gjithë dhe procedura shumë efikase, të barabarta dhe transparente të eksportit dhe importit për të gjithë”, tha Branko Radujko nga Ministria e Financave.

Kujtojmë se i dërguari i Bashkimit Evropian për sanksione, David O'Sullivan, ishte në Serbi të mërkurën dhe të enjten, më 10 dhe 11 maj, ku u takua me presidentin si dhe kryeministren e Serbisë.

Siç thanë burimet diplomatike për Danas, O'Sullivan përsëriti edhe një herë mesazhin e qartë se Serbia nuk ka më hapësirë për të shmangur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, përpara miratimit të një pakete të re masash kufizuese të BE-së kundër këtij vendi, duke treguar edhe një herë presionin e BE-së. Organizata ka kërkuar që Serbia, si “vend i tretë”, përfundimisht të bashkohet dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat