​Varfëria godet Britaninë, 1 milion qytetarë nuk paguajnë dot internetin

Evropë

​Varfëria godet Britaninë, 1 milion qytetarë nuk paguajnë dot internetin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e papritur ka filluar të shqetësojë Britaninë. Kjo për shkak të pamundësisë së shumë familjeve për të paguar internetin, duke rezultuar në ndërprerjen e këtij shërbimi.

Inflacioni në Britani mbetet më i lartë se 10%.

Megjithatë, çmimet duket se janë rritur shumë edhe në tarifat e internetit. Kështu, familjet britanike janë nën presion nga të gjitha anët për shkak të rritjes së kostos së artikujve bazë të përditshëm, shkruan Alsat-M.

Më konkretisht, sipas organizatës ndihmëse “Citizens Advice”, shërbimet e internetit në Britani këtë vit kushtojnë 17% më shumë se vitin e kaluar, duke detyruar që rreth 1.000.000 qytetarë të ndërpresin internetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat