Shpërthim zjarri në një ndërtesë në Itali, shkon në 17 numri i të plagosurve

Evropë

Shpërthim zjarri në një ndërtesë në Itali, shkon në 17 numri i të plagosurve

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Ka shkuar në 17 numri i të plagosurve në Itali si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë.

Si pasojë e zjarrit dy persona kanë mbetur të vdekur.

Sipas mediave të huaja, shtatë persona janë djegur dhe prej tyre tre janë të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Eugenio.

Prokurori i jashtëm i prokurorisë së Romës ka mbërritur në vendin ku ka rënë zjarri për të kontrolluar.

Zjarri, sipas asaj që mësohet do të ketë rënë nga një makinë e parkuar poshtë ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat