Brnabiç paralajmëron dorëheqjen: Jam e gatshme, Vuçiq ka refuzuar

Evropë

Brnabiç paralajmëron dorëheqjen: Jam e gatshme, Vuçiq ka refuzuar

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 08:58
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje.

Sipas mediave të huaja, Brnabiç ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Ajo ka theksuar se nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë, jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiç”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat