Boris Johnson dorëhiqet pasi u konstatua se mashtroi Parlamentin britanik

Evropë

Boris Johnson dorëhiqet pasi u konstatua se mashtroi Parlamentin britanik

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:02
Boris Johnson

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tronditi Britaninë e Madhe të premten duke dhënë dorëheqje si ligjvënës, pasi iu tha se do të sanksionohej për mashtrimin e Parlamentit.

Johnson dha dorëheqjen pasi mori rezultatet e një hetimi nga ligjvënësit për deklaratat mashtruese që ai bëri në Parlament për një seri ndejash qeveritare që thyen rregullat gjatë pandemisë së COVID-19, kohë kur ai ishte në pushtet.

Në një deklaratë të gjatë dorëheqjeje, Johnson akuzoi kundërshtarët se po përpiqeshin ta dëbonin atë dhe la të kuptohej se karriera e tij politike mund të mos ketë përfunduar ende.

Është shumë e trishtueshme që po largohem nga Parlamenti, të paktën tani për tani”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat