Spanja dhe Polonia tërhiqen nga stërvitja ushtarake në Turqi

Evropë

Spanja dhe Polonia tërhiqen nga stërvitja ushtarake në Turqi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Spanja dhe Polonia, të cilat do të merrnin pjesë në stërvitje ushtarake “Phoenix of Anatolia – 2023″ janë tërhequr, sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros.

Siç thekson Ministria e Jashtme qipriote, “për sa i përket stërvitjes ushtarake “Phoenix of Anatolia – 2023”, e cila është një stërvitje e organizuar nga Turqia, që përpiqet të rregullojë entitetin e paligjshëm separatist në territoret e pushtuara.

Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me Zyrën Diplomatike të Presidentit të Republikës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ndërmorën hapat e nevojshëm në të gjitha nivelet.

U zbulua se shtetet pjesëmarrëse nuk kishin njohuri paraprake për përfshirjen e entitetit të paligjshëm separatist. Si rezultat i veprimeve të sipërpërmendura, Spanja dhe Polonia kanë informuar Republikën e Qipros se po tërhiqen menjëherë nga stërvitja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat