​Spajiq: Duam që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës

Evropë

​Spajiq: Duam që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:14
Lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq

Lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq pas votimit deklaroi se e shohin Malin e Zi si vend shumë të suksesshëm, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ai ka theksuar se duan që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës.

Spajiq është shprehur se qëllim gjeopolitik e kanë anëtarësimin në BE, për të cilin ka potencuar se do të punojnë shumë.

Spajiq: Ne duam të bëhemi Singapori i Evropës

“Ne e shohim Malin e Zi të jetë [i suksesshëm] veçanërisht në aspektin ekonomik. Mendojmë se do të bëjmë një hap të madh përpara në vitet e ardhshme. Ne do të shohim rritje eksponenciale, do të shohim investime të mëdha në infrastrukturë, do të shohim një shtytje të madhe në një rregullore tatimore për sa i përket mundësive të biznesit në rregullimin e taksave dhe mënyra të tjera për ta bërë atë, ulja e barrierave për bizneset, etj. Ne duam të bëhemi Singapori i Evropës, vendi më miqësor ndaj biznesit në Evropë. Është e qartë se qëllimi ynë gjeopolitik është Bashkimi Evropian dhe anëtarësimi në BE. Pra, kjo është diçka për të cilën ne do të punojmë fort.”, ka thënë ai.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyri pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat