Fëmija 11-vjeçar vdes pasi aeroplani bën ulje emergjente në Budapest

Evropë

Fëmija 11-vjeçar vdes pasi aeroplani bën ulje emergjente në Budapest

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një fëmijë 11-vjeçar vdiq pasi humbi vetëdijen në bordin e një fluturimi të Turkish Airlines në drejtim të Nju Jorkut nga Stambolli me shërbimet mjekësore që nuk arritën ta shpëtojnë fëmijën.

Kjo ndodhi pasi avioni bëri një ulje emergjente në Budapest, njoftoi agjencia e lajmeve MTI.

MTI raporton se Shërbimi Mjekësor i Aeroportit u ngjit në vendngjarje pasi fluturimi TK003 u ul në Budapest të dielën, por fëmija nuk mundi të shpëtohej pavarësisht kujdesit të menjëhershëm mjekësor, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat