Arrestohet ish-ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon

Evropë

Arrestohet ish-ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:24
Ish-ministrja e Parë, Nicola Sturgeo

Ish-ministrja e Parë, Nicola Sturgeon është arrestuar në lidhje me financat e Partisë Kombëtare të Skocisë (SNP).

Policia konfirmoi se një grua 52-vjeçare është arrestuar si e dyshuar dhe po merret në pyetje, raporton bbc.

Më 5 prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e politikanes skoceze dhe selinë e partisë në Edinburg.

Ata arrestuan gjithashtu bashkëshortin e saj, Peter Murrell, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së.

Pothuajse dy javë më vonë, arkëtari i SNP-së, Colin Beattie u arrestua dhe u lirua pa akuza.

Murrell dhe Beattie u trajtuan të dy si të dyshuar dhe ishin në paraburgim për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në 12 orë përpara se të liroheshin.

Sipas Aktit të Drejtësisë Penale (Skoci), policia mund të lirojë një të dyshuar në procedura të rregullta, por ata mund të ri-arrestohen.

Ndryshe, Nicola Sturgeon shërbeu për tetë vjet si ministrja e Parë e Skocisë. Ajo është ministrja e Parë më jetëgjatë dhe ishte gruaja e parë që mbajti këtë post, ku dha dorëheqje me 15 shkurt të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat