Në makinë me një shqiptar, i bëhet atentat djalit të bosit të mafias në Itali

Evropë

Në makinë me një shqiptar, i bëhet atentat djalit të bosit të mafias në Itali

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Djali i ish-bosit të mafias italiane Sebastiano Caterino, u bë shënjestër e një atentati pas një konflikti të ndodhur në San Cipriano D’Aversa, Caserta në Itali. Tamaro Caterino, ndodhej në një mjet tip “Fiat” jashtë një lokali, në momentin kur u qëllua me armë.

Plumbat kapën pjesën e pasme të makinës së 44-vjeçarit, ndërkohë që në mediat italiane thuhet se ai nuk ishte vetëm në makinë, por me një mikun e tij, i cili mësohet të ketë qenë shqiptar.

Konlfikti duket se ka ardhur pas debateve për marrjen me qira të një makinës ku ndodheshin Caterino dhe shtetasi shqiptar. Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa menjëherë pas incidentit, dy personat janë larguar duke e bërë më të vështirë për autoritetet zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia po shikon kamerat e vendosura në këtë zonë, për të gjetur më shumë informacione ndërsa ende nuk dihet në formë zyrtare shkaku që solli këtë atentat, pasi një pistë është q1% kjo ngjarje mund të jetë një përleshje mes bandash për të zotëruar territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat