1 në 3 burra gjermanë e konsiderojnë dhunën ndaj grave si ‘të pranueshme’

Evropë

1 në 3 burra gjermanë e konsiderojnë dhunën ndaj grave si ‘të pranueshme’

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Në sondazh i porositur nga Plan International Germany zbuloi se 33% e të anketuarve meshkuj mendonin se dhuna ndaj grave ishte e pranueshme.
Pothuajse gjysma e të anketuarve gjithashtu ndiheshin të “shqetësuar” nga shfaqjet publike të homoseksualitetit.

Një e treta e burrave në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është e pranueshme, thanë të dielën aktivistët e barazisë gjinore.

Sipas një sondazhi të ri, 33% e meshkujve të moshës 18-35 vjeç menduan se është “e pranueshme” nëse “u rrëshqet dora” herë pas here gjatë një debati me partneren e tyre femër, ndërsa 34% e të anketuarve pranuan se kanë qenë të dhunshëm ndaj grave në të kaluarën.

Sondazhi mbarëkombëtar mori në pyetje 1,000 burra dhe 1,000 gra të moshës 18-35 vjeç dhe u porosit nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany. 

Gjetjet janë “shokuese”, thotë Karsten Kassner nga Federal Forum Men, një grup gjerman që e mbron barazinë gjinore.

“Është problematike që një e treta e burrave të anketuar e banalizojnë dhunën fizike ndaj grave. Një gjë e tillë duhet të ndryshojë urgjentisht”, i tha ai grupit të gazetës Funke, e cila do t’i publikojë gjetjet e plota të hënën (sot).

Më shumë se 115,000 gra në Gjermani ishin viktima të dhunës nga partneri në vitin 2021, sipas të dhënave të policisë federale. Kjo shifër nënkupton se 13 gra janë subjekt  i dhunës çdo orë. Në të njëjtin vit, 301 gra u vranë nga partnerët e tyre aktualë ose të mëparshëm.

Rolet gjinore ‘thellësisht të rrënjosura ‘

Sondazhi shqyrtoi gjithashtu perceptime të tjera të gjinisë dhe seksualitetit midis burrave dhe grave gjermane.

Sondazhi zbuloi se 52% e meshkujve thanë se besonin se roli i tyre ishte të ishin ofruesi kryesor në një marrëdhënie dhe se partneri i tyre duhet ta udhëhiqte kryesisht familjen.

Ndërkohë, 48% e të anketuarve shprehën gjithashtu një mospëlqim ndaj shfaqjeve publike të homoseksualizmit, duke thënë se ndiheshin të “shqetësuar” prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat