Spajiq tregon se me kë nuk do të ketë koalicion

Evropë

Spajiq tregon se me kë nuk do të ketë koalicion

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Kandidati për krijimin e qeverisë në Mal të Zi nga radhët e Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se pret që qeveria të formohet sa më shpejt.

Spajiq theksoi se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe, pavarësisht “keqpërdorimit të resurseve shtetërore”, shkruan Vijesti.

Milojko Spajiq tha se koalicion nuk do të ketë me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjen Qytetare URA të kryeministrit në detyrë, Dritan Abazoviq.

Spajiq nuk iu përgjigj pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe si do të reagonte Bashkimi Evropian ndaj tij.

Ai tha se sonte është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat