Kisha Ortodokse përjashton priftin që predikoi kundër luftës së Rusisë

Evropë

Kisha Ortodokse përjashton priftin që predikoi kundër luftës së Rusisë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:25
Foto nga vendngjarja

Prifti Jovan Burdin është përjashtuar nga Kisha Ortodukse Ruse pasi ka kritikuar agresionin ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Lidhur me këtë ka reaguar analistja Ivana Stradner duke thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të inteligjencës ruse.

“Kisha Ruse tha se pacifizmi është i papranueshëm me mësimet ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse ka qenë prej kohësh një instrument i inteligjencës ruse”, shkruan Stradner.

Sipas medieve ruse, akuza kryesore kundër Burdinit ishte shkelja e rregullave të lashta kanonike, duke përfshirë rregullin e Apostujve të Shenjtë, i cili parashikon dënimin për ata që fyejnë mbretin ose eprorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat