Presidenti turk Erdogan mirëpritet në veri të Qipros

Evropë

Presidenti turk Erdogan mirëpritet në veri të Qipros

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:42
Qipro

Presidenti sapo-rizgjedhur turk Recep Tajip Erdogan është pritur sot në një ceremoni zyrtare në nga presidenti i Republikës se vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, Ersin Tatar.

Qipro vijon të jetë e ndarë që prej vitit 1974 kur forcat turke pushtuan rreth një të tretën e vendit në veri, në kundërpërgjigje të një grushti shteti që kërkonte ta bashkonte ishullin me Greqinë.

Tashmë një “Linjë e Gjelbër”, e siguruar me thasë rëre e tela me gjemba ndan ishullin mesdhetar që ndodhet rreth 100 kilometra larg brigjeve jugore turke.

Erdogan erdhi me bashkëshorten Emine me avionin presidencial, dhe disa anëtarë të qeverisë së re si ministri i jashtëm, i transporteve dhe infrastrukturës.

Erdogan pritej të diskutonte me kreun verior Ersin Tatar dhe më pas të lëshonin një deklaratë të përbashkët, teksa nesër do të vizitojë Azerbaixhanin.

Disa raunde bisedimesh në OKB nuk kanë arritur të bashkojnë jugun grek dhe veriun turk të Qipros, që njihet si shtet vetëm nga Ankaraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat