Prigozhin refuzon të nënshkruajë kontratën pas pasigurisë për trupat në Ukrainë

Evropë

Prigozhin refuzon të nënshkruajë kontratën pas pasigurisë për trupat në Ukrainë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Shefi i grupit privat paraushtarak të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk është “i sigurt” nëse trupat e tij do të qëndrojnë në Ukrainë.

Kjo  pasi ata kishin pushtuar qytetin lindor Bakhmut pas një beteje disamujore.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia miratoi një ligj të ri.

Ky ligj  synon kontrollin e ushtrive private që luftojnë në emër të Moskës në Ukrainë dhe pastaj Rusia që  bëri thirrje të gjitha “njësive vullnetare” të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

Prigozhin refuzoi të nënshkruajë kontratën dhe tha se ministri i mbrojtjes i Kremlinit “nuk mund të kontrollojë siç duhet formacionet ushtarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat