BEI: Energjia e erës detare në rajonin e Detit të Zi e rëndësishme për demokracinë e BE-së

Evropë

BEI: Energjia e erës detare në rajonin e Detit të Zi e rëndësishme për demokracinë e BE-së

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:08
Lilyana Pavlova

Nënkryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Lilyana Pavlova, vuri në dukje të martën se energjia e erës në det të hapur në rajonin e Detit të Zi është e rëndësishme për autonominë dhe demokracinë e të gjithë Evropës.

Pavlova mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një tryeze të rrumbullakët me titull "Koalicioni i Energjisë së Rinovueshme të Detit të Zi: një Partneritet Strategjik për Energjinë dhe Sigurinë Klimatike" gjatë së cilës u krijua Koalicioni i Energjisë së Rinovueshme të Detit të Zi. Veprimtaria u organizua nga Qendra për Studimin e Demokracisë (QSD) në Sofje.

Kompanitë duan stabilitet politik përpara se të investojnë në një rajon, tha drejtori i Programit të Energjisë dhe Klimes në QSD, Martin Vladimirov.

“Zhbllokimi i potencialit për energjinë e erës në det të hapur në Detin e Zi nuk është vetëm një rekomandim, por një kusht i detyrueshëm i planit të projektit të energjisë 2030”, tha Pavlova.

Sipas saj, metodat alternative të prodhimit të energjisë dhe dekarbonizimit janë e ardhmja jo vetëm e Europës por e botës. “Gjithsej 20 miliardë euro janë shpenzuar vitin e kaluar për projektet e energjisë së gjelbër, 30 miliardë euro do të shpenzohen këtë vit. Ka tendencë që BEI të rrisë sasinë e investimeve në Evropë”, shtoi ajo.

"Ne besojmë se financimi ynë do të zhvillojë energjinë e gjelbër, veçanërisht në këto kohë krize financiare. Më vjen mirë që Bullgaria dhe Rumania po ecin në këtë drejtim dhe shpresoj se së bashku do të bëjmë hapat e duhur për të realizuar projektet”, tha nënkryetarja e BEI.

“Si përfaqësues i qeverisë gjermane, mund të garantoj se për aq sa varet nga ne, do të mbështesim çdo investim në drejtim të energjisë së gjelbër në rajon”, premtoi shefi i departamentit ekonomik të ambasadës gjermane në Bullgari, Moritz Seiler.

“Duhet të punojmë si ekip dhe të përfitojmë nga përvoja tashmë të zbatuara nga organizatat e tjera evropiane të energjisë së erës, siç është Instituti Mbretëror Belg, për të shkëmbyer përvoja, informacion dhe për të mësuar metodologjinë, sepse koha është e limituar”, theksoi Cristina Simioli, Menaxhere e Programit të Energjisë Detare dhe Natyrës në organizatën “Reneëables Grid Initiative” dhe koordinatore e Koalicionit “OCEAN”.

"Ka një potencial të madh për projektet e energjisë së erës jo vetëm në Detin e Zi, por edhe në detin Egje dhe Kaspik," theksoi nënkryetari i Federatës së Energjisë në Detin e Zi të Turqisë, Veli Bilgihan Yasacan.

"Ne jemi të gatshëm të ndajmë përfitimet dhe kostot e një projekti të përbashkët me Bullgarinë," deklaroi Drejtori i Divizionit të Tregut të Energjisë në operatorin rumun të sistemit të transmetimit, Transelectica, George Visan."

“Që nga viti 2019 kemi ekzistuar si organizatë, e cila sot ka më shumë se 50 përfaqësi. Nga pozita e përvojës sime mund të them me vendosmëri se të ardhurat nga energjia e erës detare janë më të ulëta, gjë që është një problem për investitorët,” shpjegoi nënkryetari i Shoqatës së Energjisë së Erës, Liviu Gavrila. Megjithatë, ai shprehu besimin se era detare do të bëhet realitet në Detin e Zi sepse është një domosdoshmëri.

“Era ka potencial të madh, por të mos harrojmë që këto zona janë zona peshkimi, të mos harrojmë shpendët shtegtarë dhe të gjitha detajet që do të ndikojnë në projekte të tilla. Të mos luftojmë kundër klimës, le të arrijmë të përshtatemi me të, por pa dëmtuar ekosistemin e këtyre rajoneve”, tha Assoc. Prof Nikolai Valçev, drejtor i Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat