Shefja e policisë në Britani thotë se nuk dihen motivet e sulmeve në Nottinghamshire

Evropë

Shefja e policisë në Britani thotë se nuk dihen motivet e sulmeve në Nottinghamshire

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:51
Kate Meynell

Shefja e Policisë së Nottinghamshire në Britani të Madhe, Kate Meynell, thotë se motivi i sulmeve që ndodhën sot atje mbetet akoma i paqartë.

Si pasojë e sulmeve, kanë mbetur të vdekur tre persona dhe tre të tjerë janë të lënduar.

“Burri që u gjet i vdekur në rrugën Magdala ishte rreth të 50-ave dhe vdiq nga plagët me thikë”, thotë ajo.

Duke iu referuar personave që u plagosën kur një furgon tentoi t’i përmbyste, ajo u tha gjithashtu gazetarëve se dy prej tyre pësuan lëndime të lehta dhe tjetri mbetet në gjendje kritike në spital, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat