250 avionë në qiell e 10 mijë ushtarë në aksion, stërvitja e NATO-s “tërbon” Putinin

Evropë

250 avionë në qiell e 10 mijë ushtarë në aksion, stërvitja e NATO-s “tërbon” Putinin

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:26
Vladimir Putin

Një sërë ngjarjesh “ia kanë prishur” qejfin Vladimir Putinit. Siç shkruan “Corriere della Sera”, si fillim “për shkak të vdekjes së Silvio Berlusconit”, por mbi të gjitha sepse në ditën e festimeve për lindjen e Rusisë sovrane, një festë e shënuar në kohën e udhëheqjes së Boris Yeltsin, e cila i hapi rrugën Presidencës së Carit, NATO ka filluar "stërvitjen më të madhe aeronautike në historinë e saj". Gjithçka zhvillohet në qiejt e Gjermanisë, ku për stërvitjen “Air Defender” për dy javë 250 avionë do të kryejnë dy mijë fluturime. 10,000 ushtarë nga 25 vende do të marrin pjesë në aksion.

“Air Defender” u vu në rendin e ditës pesë vite më parë, pas pushtimit të Krimesë, për të mbrojtur Perëndimin nga Lindja. Ka mjaft hipoteza, se mund të ketë një rast të ngjashëm edhe tani. Sipas raportimeve, avionët e NATO-s do të shmangin me kujdes rrugët për në enklavën ruse të Kaliningradit për të shmangur aksidentet me pasoja potencialisht katastrofike.  Dhe nga Gjermania sigurojnë se stërvitja “nuk nënkupton ndonjë përshkallëzim”. Por ambasadorja amerikane në Berlin, Amy Gutmann, pranoi hapur se është “një mesazh” për Putinin, siç raporton gazeta.

 Operacioni në hapësirën ajrore evropiane synon të tregojë forcën e partnerëve të NATO-s të përfshirë, por, në të njëjtën kohë, të shmangë një përshkallëzim me Rusinë.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që situata të mos përshkallëzohet," tha Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore Ingo Gerhartz në RBB Inforadio. “Stërvitja duhet të nënvizojë gatishmërinë mbrojtëse të aleancës ushtarake”, tha Gerhartz më vonë. “Sinjali thelbësor është se jemi në gjendje të mbrohemi”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat