ShBA mbështet Ukrainën me 325 milionë dollarë

Evropë

ShBA mbështet Ukrainën me 325 milionë dollarë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:29
Ilustrim

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të japë një ndihmë shtesë prej 325 milionë dollarësh për sigurinë “për të përmbushur nevojat kritike të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës”.

Sipas një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes më 13 qershor, autorizimi i fundit shënon rastin e 40-të të tërheqjes së pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021.

Pajisjet e ofruara përfshijnë aftësi thelbësore për të ndihmuar Ukrainën në rimarrjen e territorit të saj dhe mbështetjen për mbrojtje ajrore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga fillimi i vitit 2021, i kanë siguruar Ukrainës furnizime ushtarake deri në 40,4 miliardë dollarë, ndërkaq pjesa më e madhe e këtyre furnizimeve i është dhënë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat