Moti i keq godet sërish Italinë, Roma shpall gjendjen emergjente

Evropë

Moti i keq godet sërish Italinë, Roma shpall gjendjen emergjente

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Rruga buzë lumit, e cila shkon paralelisht me Tiberin dhe dikur përdorej për parkimin e varkave, u mbyll për këmbësorët dhe çiklistët sot në Romë si një masë paraprake pasi niveli i lumit parashikohet të rritet për shkak të shirave të dendur, thanë autoritetet lokale të policisë.

Kompanitë që organizojnë udhëtime turistike me varka në lumë dhe ato që zhvillojnë evente në këtë rrugë kanë pezulluar veprimtarinë e tyre si pasojë e masës.

Që nga fillimi i majit, Italia është goditur periodikisht nga ngjarje ekstreme të motit. Dje, të mërkurën, zjarrfikësit ndërhynë në Romë për të evakuuar 80 persona, mes tyre edhe fëmijë, të cilët u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit në një klub kuajsh në një zonë veriore të kryeqytetit.

Dje, shërbimi i motit njoftoi se në 48 orët e ardhshme do të ketë stuhi, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat