Sherr për pronat në Turqi, 8 të vdekur dhe 3 të plagosur

Evropë

Sherr për pronat në Turqi, 8 të vdekur dhe 3 të plagosur

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Tetë persona u vranë dhe tre u plagosën në një përleshje të armatosur që ndodhi në Dijarbakir të Turqisë juglindore për shkak të një sherri për pronat.

Sipas mediave vendase, debati ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronat mes dy familjeve në fshatin Serceler të rrethit Bismil të Dijarbakirit dhe është kthyer në një sherr me armë dhe sende të forta mes dy fiseve duke lënë të vdekur dhe të plagosur në vendin e ngjarjes.

Pas ngjarjes në zonë mbërritiën autoritetet turke dhe vendosën rregullin në fshat duke krijuar edhe një kordon sigurie mes fiseve, për të parandaluar vijimin e konfliktit.

Ngjarje të tilla me grupe të mëdha njerëzish që luftojnë njëri-tjetrin janë të njohura në Turqinë lindore për shkak edhe të organizmit shoqëror në kuadër të fiseve në këto zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat