​Pirc Musar pas takimit me Vuçiqin: Dialogu është e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën

Evropë

​Pirc Musar pas takimit me Vuçiqin: Dialogu është e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:28
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq- Natasha Pirc Musar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, me ç’rast ka thënë se ata nuk janë keqtrajtuar. Ndërsa, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e situatave të vështira.

Pas takimit me presidenten sllovene, Natasha Pirc Musar, Vuçiq është shprehur se do të përpiqen gjithmonë për paqe.

“Sa i përket incidentit të djeshëm, ndryshe nga disa të tjerë, ne sillemi si shtet serioz dhe ashtu do të sillemi ndaj personave që janë arrestuar, ata nuk janë rrahur apo keqtrajtuar ndryshe nga serbët që zakonisht rrihen dhe gjymtohen kur arrestohen pa çfarë arsye nga shqiptarët, për çka pothuajse gjithmonë heshtet…Dhe sa për ne, ne gjithmonë do të përpiqemi për paqen dhe do të bëjmë çmos për ta ruajtur atë paqe.”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka treguar se ka folurme përfaqësuesit e BE-së dhe shteteve të QUINT-it për de-përshkallëzimin e situatës dhe ka potencuar se kjo nuk varet nga shteti i tij.

“Kemi biseduar me QUINTIN për mundësinë e de-përshkallëzimit dhe përfaqësusesit e Bashkimit Evropian që të deeskalojmë marrëdhënie të tilla politike, nëse do të kemi sukses në këtë nuk varet nga Serbia, sepse Serbia nuk ka bërë asgjë për ta përshkallëzuar ama bash asgjë, dhe në mënyrë që të mos folni dy anë.”, ka thënë ai.

Ndërsa, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka kërkuar që të respektohet ligji, ndërsa ka theksuar se dëshiron që të zbatohet marrëveshja për themelimin asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ajo i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e situatave të vështira.

“Sa i përket raportit mes Beogradit dhe Prishtinës, unë jam juriste dhe nuk mundem ndryshe por apeloj dhe të kërkoj që të respektohet ligji. Që ne të gjithë të punojmë së bashku për sundimin e ligjit…një nga rregullat bazë në drejtësi dhe padyshim që do të dëshiroja të vijë sa më shpejt deri te zbatimi i marrëveshjes për themelimin asociacionit të komunave serbe në Kosovë, kjo është dakordur qysh në vitin 2013 dhe unë me të vërtetë nuk shoh asnjë arsye që mos vij deri te zbatimin. Në këto momente të vështira për Beogradin dhe Prishtinën, dua t'u bëj thirrje të gjithëve se dialogu është e vetmja mënyrë deri te zgjidhja situatave të vështira, për të qetësuar situatën. Natyrisht, për këtë është e nevojshme, duhen të dyja palët dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj.”, ka thënë ajo.

Presidentja sllovene ka treguar se në muajin tetor do të vizitojë Prishtinën, ku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin do të bisedojë për qëndrimet e Kosovës.

Ajo ka potencuar se Sllovenia do t’i ofrojë Kosovës dhe Serbisë ndihmën që u nevojitet gjatë rrugës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në tetor do të udhëtoj në Prishtinë dhe atje sigurisht që me kolegun time Osmani do të bisedoj për qëndrimet e tyre dhe pozicioni i Bashkimit Evropian dhe Sllovenisë brenda kësaj është sigurisht i qartë, dialog edhe një herë dialog dhe dialog, ne nuk duam konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se rruga e shtruar duhet të jetë e qartë, kjo është afrimi Evropës, vlerave evropiane, sundimit të ligjit dhe të drejtave njerëzorë, thjesht besoj në Evropë, president Vuçiq, më garantojë që edhe Serbia e sheh këtë rrugë. Sllovenia do t'ju ofrojë të gjithë ndihmën që ju nevojitet gjatë kësaj rruge.”, shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat