Vrau gruan në sy të së bijës, piloti grek merr propozimet e pazakonta

Evropë

Vrau gruan në sy të së bijës, piloti grek merr propozimet e pazakonta

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Avokati i Babis Anagnostopoulos, pilotit grek që bëri bujë pak vitë më parë me vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs dhe inskenimin sikur në shtëpinë e tyre kishte ndodhur një grabitje, deklaroi se kompani të ndryshme filmike kanë kërkuar që të bëjnë një film për jetën e tij.

“As një apo dy propozime, nga media greke apo e huaj, në nivel Netflix, producentë të huaj apo producentë nga Evropa. Natyrisht, duhet të jetë me pëlqimin e klientit tim nëse ata duan që të bëhet vërtet diçka e vlefshme. Ata shprehën dëshirën për t’i dhënë të drejta diçkaje të gatshme ose për t’u dhënë më shumë informacion se sa dihet“, tha avokati.

Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij në shtëpi para syve të vajzës së tyre Lydia. Më pas ai vrau qenin e tyre që të dukej sikur kishte ndodhur një grabitje. Më pas telefonoi policinë duke pretenduar se hajdutët i kishin mbytur gruan dhe e kishin lidhur atë brenda shtëpisë.

Një vit më parë, gjykata greke e dënoi pilotin me burg të përjetshëm dhe 11 vite e gjashtë muaj shtesë burg për vrasjes e Caroline, vrasjen e qenit dhe dy veprat të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat