Kancelari Scholz njofton se Gjermania do të miratojë reformën e shtetësisë këtë vit

Evropë

Kancelari Scholz njofton se Gjermania do të miratojë reformën e shtetësisë këtë vit

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 05:58
Olaf Scholz

Gjermania do të reformojë ligjin e shtetësisë këtë vit dhe do të mundësojë shtetësinë e shumëfishtë për emigrantët,tha kancelari Olaf Scholz .

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Scholz tha se qeveria e tij e koalicionit po përgatit aktualisht një projektligj që do të lehtësojë procesin e natyralizimit.

“Me reformën, kushdo që merr nënshtetësinë gjermane do të mund të mbajë shtetësinë e mëparshme”, tha ai, duke shtuar se aktualisht, ky është rasti për shtetasit nga vendet anëtare të BE- së dhe disa vende të tjera.

“Kjo është një reformë e nevojshme, tani po hyjmë në vijën përfundimtare dhe kjo do të realizohet brenda këtij viti”, tha ai.

Mbi 10 milionë nga 84 milionë banorët e Gjermanisë janë të huaj dhe shumë prej tyre nuk kanë nënshtetësi gjermane , edhe nëse ata prej kohësh jetojnë në vend.

Sholz ka thënë vazhdimisht se përshpejtimi i procesit të natyralizimit do të rriste integrimin dhe pjesëmarrjen sociale dhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat