Ndodh për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, Putin vizitë zyrtare në një shtet të NATO-s

Evropë

Ndodh për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, Putin vizitë zyrtare në një shtet të NATO-s

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 09:15
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në një vend të NATO-s që nga nisja e luftës me Ukrainën.

Raportohet se destinacioni i kreut të Kremlinit do jetë Turqia, ku ai do takojë homologun e tij turk, presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili i ka dërguar ftesën Putinit.

Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai dëtrgoi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022.

“Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi folur për data specifike”, tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas Interfax.

Erdogan, i cili u rizgjodh muajin e kaluar për një mandat tjetër pesëvjeçar, ka kërkuar që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë të mbajë lidhje të forta me Moskën, por edhe me Kievin.

Turqia ka refuzuar të bashkohet me aleatët e saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, por gjithashtu ka furnizuar me armë Ukrainën dhe ka kërkuar që të respektohet sovraniteti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat