Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

Evropë

Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:19
Ilustrim

Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024. Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur”.

“Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”. Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik.

Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja prej të paktën vitit 2019, dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian.

Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla.

 Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat