Franca i ofron 26 milionë euro Tunizisë

Evropë

Franca i ofron 26 milionë euro Tunizisë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:35
Ilustrim

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen njoftoi sot nga Tunizia se vendi i tij do t’i japë afërsisht 26 milionë euro Tunizisë për ta ndihmuar atë vend të përballet me krizën e emigrantëve.

Kjo ndihmë, në vlerën 25.8 milionë euro, do t’i lejojë Tunizisë të “blejë pajisjet e nevojshme dhe të organizojë trajnimin” e policisë dhe rojeve të saj kufitare.

Kjo shumë i shtohet paketës prej 105 milionë eurosh të premtuar javën e kaluar në Tunizi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me synimin për të luftuar “emigracionin e parregullt”.

Darmanen, i cili së bashku me homologen e tij gjermane Nancy Fesser u takua me presidentin tunizian Kais Sagenet, përsëriti një deklaratë, sipas të cilës “Tunizia nuk është roje kufitare e Evropës”.

“Fati i Tunizisë nuk është të bëhet roje kufitare e Evropës,” shtoi ai, duke argumentuar se u takon vendeve të origjinës së emigrantëve, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, të kujdesen që nisjet të minimizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat