Në Rusi mund të “plasë” një luftë civile, presidenti rus në alarm, heq qafe me urgjencë grupin Wagner

Evropë

Në Rusi mund të “plasë” një luftë civile, presidenti rus në alarm, heq qafe me urgjencë grupin Wagner

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:39
Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin

Dikur grupi Wagner, i kryesuar nga njeriu besnik i Putinit, Yevgeny Prigozhin, ishte një pjesë kyçe e luftës, një faktor që siguroi madje suksese për Rusinë, që duhet thënë kanë qenë të pakta. Megjithatë, sot presidenti rus po e hedh poshtë si një “leckë të vjetër të përdorur”, për ta zëvendësuar me një të re. Siç shkruan “Express UK”, Vladimir Putin ka urdhëruar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të zëvendësojë trupat e të dënuarve të grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin me batalionet ndëshkuese të Kremlinit “Storm-Z” dhe forcat speciale çeçene. Të burgosurit e mbijetuar nga të ashtuquajturat kompani “Storm-Z” thuhet se po transferohen nga Rusia për të forcuar trupat e tyre Vullnetare, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase.

Një komision i posaçëm i kryesuar nga gjeneralmajor Oleg Polguev, zëvendës shefi i shtabit të trupave pushtuese ruse në Ukrainë, është ngritur nga udhëheqja ushtarake e Fedratës Ruse për të ndihmuar në këtë. Sipas vlerësimeve të inteligjencës, komisioni ka urdhëruar trajnimin e rreth 2000 anëtarëve të "kontingjentit special" në objektet e caktuara të trajnimit në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht. Rekrutët do të dërgohen më pas në zonën e konfliktit.

“Storm-Z”

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Polguevit janë subjekt i masave të shtuara të sigurisë në territorin ukrainas që janë nën okupim dhe përfaqësuesit e policisë ushtarake të Federatës Ruse do të monitorojnë sjelljen e vullnetarëve të burgosur. Shërbimi për shtyp i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha: "Në praktikë, njësitë pushtuese kompanitë “Storm-Z”, të pajisura me të ashtuquajturin "kontigjent special, treguan aftësi jashtëzakonisht të ulëta luftarake”. "Alkoolizmi, plaçkitjet dhe dezertimi mbizotërojnë midis të dënuarve pushtues, duke përfshirë edhe humbjet katastrofike", shtuan ata. Ashtu si mercenarët e grupit Wagner, edhe “Storm-Z” përbëhet nga të burgosur.Duke iu afruar afatit përfundimtar për formacionet vullnetare ruse, i cili mendohet se synon specifikisht grupin mercenar Wagner, për të mos i lejuar “liri” në frontin e luftës, Prigozhin deklaroi të dielën se 32,000 ish-të burgosur ishin kthyer në shtëpi pasi iu kishin përfunduar kontratat e tyre me Wagner në Ukrainë.

Sipas kreut të Wagner, Prigozhin, midis atyre që u kthyen në shtëpi, u kryen 83 krime, të cilat ai pretendoi se ishte dukshëm më i ulët në krahasim me numrin e krimeve të kryera nga individë të liruar nga burgu gjatë të njëjtës periudhë pa asnjë përfshirje me Wagner.

Tensionet me çeçenët

Ky lajm vjen pasi në fillim të këtij muaji, pati raportime për tensione të shumta midis dy rivalëve të milicisë, Wagner dhe forcave speciale Akhmat të Çeçenisë. Shefi i Wagner, Prigozhin tha se ai nuk ishte i sigurt se çfarë po bënin forcat speciale të Çeçenisë në Ukrainë, ndërsa sipas tij, milicia e tij kishte mbajtur peshën kryesore të luftimeve në vijën e frontit.Në një intervistë të fundit, Prigozhin zbuloi se ai kishte rekrutuar 50,000 të dënuar, me rreth 10,000 prej tyre që humbën jetën në Bakhmut. Rusia dhe Ukraina po vuajnë një numër të madh të viktimave ushtarake ndërsa Ukraina lufton për të zhvendosur forcat e Kremlinit nga zonat e pushtuara në fazat e hershme të kundërofensive të saj, thanë të dielën zyrtarët britanikë. Humbjet ruse janë ndoshta në nivelin e tyre më të lartë që nga kulmi i betejës për Bakhmut në mars, thanë zyrtarët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e tyre.

Sipas inteligjencës britanike, luftimet më intensive janë përqendruar në provincën juglindore të Zaporizhzhia, rreth Bakhmut dhe në perëndim në provincën lindore Donetsk të Ukrainës. Ushtria ukrainase tha në një përditësim të zakonshëm se gjatë 24 orëve të mëparshme, Rusia kishte kryer 43 sulme ajrore, katër sulme raketore dhe 51 sulme nga raketa të shumta.Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm, Rusia vazhdon të përqendrojë përpjekjet e saj në operacionet sulmuese në lindjen industriale të Ukrainës, duke fokusuar sulmet rreth Bakhmut, Avdiivka, Marinka dhe Lyman në provincën Donetsk, me 26 përleshje luftarake që po zhvillohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat