Opozitarja serbe Stojkoviq: Qeveria në Beograd është shumë nervoze, ja si po përdor Kuvendin dhe policinë

Evropë

Opozitarja serbe Stojkoviq: Qeveria në Beograd është shumë nervoze, ja si po përdor Kuvendin dhe policinë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:22
Biljana Stojkoviq

Bashkëkryetarja e partisë “Zajedno”, Biljana Stojkoviq ka paralajmëruar se do të rritet rreziku për aktivistët civilë dhe politikë në Serbi.

Sipas Stojkoviqit, kjo po ndodh sepse Qeveria në Beograd është “shumë nervoze”.

“Ne nuk do të dorëzohemi, aktivistët politikë dhe civilë sigurisht që nuk do të dorëzohen, ndoshta edhe një numër i madh i qytetarëve. Protestat nuk do të mbarojnë, nuk do të ndalen”, tha Stojkoviq.

Ajo shtoi se tashmë ka pasur përpjekje për të dekurajuar protestat në mënyra të ndryshme, por që nuk ka funksionuar dhe se është thellësisht e bindur se ajo që ka nisur nuk mund të ndalet.

Duke shpjeguar pse grafiti i vizatuar nga këta para Kuvendit të Serbisë, ajo theksoi se “regjimi i Aleksandar Vuçiqit e ka kthyer atë institucion në një makineri të dhunshme propaganduese për të përçarë qytetarët dhe të mbrojë njerëzit e dhunshëm”.

Policia serbe e kishte ndaluar atë dhe anëtarët e partisë një natë më parë. Stojkoviq ka vlerësuar se arrestimi i saj ishte për shkak të mbishkrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat